Xi Jinping-u inspekton punën në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore
2024-06-19 15:35:43

Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi të martën punën në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore.

Xi vizitoi një shkollë të mesme dhe një tempull budist tibetian në Xining, kryeqendrën e provincës Qinghai.

Ai u njoh ndër të tjera me përpjekjet për nxitjen e bashkëpunimit arsimor ndërmjet krahinave lindore e atyre perëndimore, si dhe për forcimin e rolit të arsimit në përtëritjen e madhe të kombit kinez.  

Presidenti Xi Jinping gjithashtu mësoi mbi përpjekjet e qarqeve budiste tibetiane për të çuar përpara traditat e shkëlqyera të dashurisë për vendin e fenë dhe për të promovuar bashkimin kombëtar. (Fani)