MPJ-ja: Kina mori masa "profesioniste dhe të kufizuara" ndaj anijeve filipinase në Detin e Kinës Jugore
2024-06-19 20:52:01

 Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Punëve të Jashtme kineze tha të mërkurën se masat e marra sipas ligjit nga Kina ndaj anijeve filipinase, që u orvatën të shkelin Renai Jiao në ishujt Nansha të Detit të Kinës Jugore këtë javë, ishin profesioniste dhe të kufizuara.  

Roja Bregdetare Kineze i mori masat për të ndaluar transportin e paligjshëm të materialeve furnizuese nga anijet filipinase dhe nuk mori masa të drejtpërdrejta ndaj personelit filipinas, tha zëdhënësi i MPJ-së Lin Jian në një konferencë të rregullt shtypi duke komentuar për pretendimin e ushtrisë filipinase që Roja Bregdetare Kineze hipi në anijet filipinase dhe kapi armë.  

Pa marrë parasysh kundërshtimin e palës kineze, pala filipinase këmbënguli të shkelë Renai Jiao në ishujt Nansha të Kinës, gjë që është shkaku i drejtpërdrejtë i incidentit, u shpreh Lin. 

Pala kineze i kërkon palës filipinase të ndalojë menjëherë veprimet provokuese, theksoi zëdhënësi, duke shtuar që Kina do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe të drejtat e interesat e saj sipas ligjit. (Fani)